Tiranë, mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Sot po mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe janë caktuar ekspertët ligjorë të cilët do të bëjnë ekspertizën sipas objektit të hetimit. Komisioni Hetimor ka miratuar dy ekspertët ligjorë Erind Merkuri dhe Artan Spahiu.

“Do ta realizoj me paanshmëri dhe integritet”, u shpreh Merkuri.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Komisioni përbëhet nga: Alket Hyseni, Kryetar, Myslym Murrizi, Zëvendëskryetar, si dhe anëtarët: Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe Arlind Çaçani. Ndërkohë, anëtarë zëvendësues për këtë komisionin do të jenë Ermonela Felaj, nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Xhemal Qefaliaj, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Edmond Stojku, Grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi” dhe Eugen Bojaxhiu, Grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi”.

LEXO EDHE:

Back to top button