Titullari i Interit kërkonte transferimin te Juventusit?!

Marselo Brozoviç nuk doli para mikrofonave për të marrë përgjegjësitë mbi humbjen e Interit në Bolonjë edhe pse ishte ai lojtari me më shumë ndeshje me fanellën zikaltër në fushë, ka ngritur një re dyshimi mbi të ardhmen e mesfushorit në Milano.

Kroati është gjithmonë e më shumë i përfolur si i larguari i mundshëm dhe në ndjekje të tij janë ndër të tjera edhe Barcelona e Real Madridi. Por edhe pse kroati ka zgjatur kontratën me Interin deri në 2026-ën dhe e ka bërë këtë vetëm në marsin e një viti më parë, sipas “Calciomercato.com”, Brozo ka pasur një tjetër qëllim në të shkuarën e tij.

Dy vite më parë në prillin e 2021-shit, lojtari ndau rrugët me agjentin e tij Miroslav Biçaniç dhe sipas medias italiane, arsyeja e kësaj ndarjeje ka qenë fakti që agjenti nuk mbajti premtimin që i kishte bërë mesfushorit: atë të transferimit të tij te Juventusi në verën e 2020-ës, një lajm që nuk do t’u pëlqejë tifozëve zikaltër./PanoramaSPort/

LEXO EDHE:

Back to top button