Tjetër sulm me armë në një dyqan në ShBA, humbin jetën gjashtë persona – vetë punëtori i dyqanit autor i sulmit

Tjetër sulm me armë në një dyqan në ShBA, humbin jetën gjashtë persona – vetë punëtori i dyqanit autor i sulmit

Një person ka gjuajtur me armë dhe ka mbytur gjashtë persona në dyqanin “Walmart” në Virginia të ShBA’ve.

Sipas informatave të policisë, ky person dyshohet të ketë qenë punëtor në këtë dyqan, raporton CNN, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Policia beson se sulmuesi ka vdekur edhe vetë si pasojë e një plage të vetëshkaktuar, por që identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Motivi prapa kësaj masakre nuk është mësuar ende.

Përpos gjashtë të vdekurve, edhe katër të tjerë janë në spital duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia thonë se sulmuesi kreu sulmin me pistoletë

Sulme të tilla në ShBA janë shpeshtuar shumë. Deri më tash numërohen rreth 600 sulme të tilla me armë, nga të cilat humbën jetën shumë persona.

Pas këtij sulmi ka reaguar edhe vetë Presidenti i ShBA’ve, Joe Biden.

Në një deklaratë, Biden tha se duhet bërë bashkë si komb për të reaguar ndaj dhunës me armë zjarri.

“Jill dhe unë jemi të pikëlluar për ato familje, për komunitetin Chesapeake dhe për shëndetin e përbashkët të Virginia, e cila këtë muaj ishte objektiv i një tjetër sulmi me armë, që ndodhi në Universitetin e Virginias. Ne gjithashtu bashkëndjejmë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga këto ngjarje tragjike, ndaj të cilave duhet të bashkohemi si komb”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.

LEXO EDHE:

Back to top button