Tmerr në Greqi! Shpërthime të forta në aeroportin ushtarak
Tmerr në Greqi! Shpërthime të forta në aeroportin ushtarak
Shpërthime të forta jehojnë në aeroportin ushtarak në Nea Anchialos, një periferi e qytetit grek të Volos, i cili është pjesë e rajonit të Magnezisë.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për magazina të municioneve të Forcave Ajrore Greke.
Media Greke ka frikë nga skenari më i keq, i cili është një shpërthim i raketave nga Forcat Ajrore Greke në instalimet ushtarake.
Megjithatë, sipas informacioneve ende të paverifikuara, është e mundur të ballafaqohemi me shpërthime të rezervuarëve të karburantit në aeroportin ushtarak.
Rreth 6 zjarre kanë rënë njëkohësisht në portin dhe qytetin grek të Volos, ku temperatura prej ditësh është mbi 40 gradë.
Fires in #volos #greece pic.twitter.com/ygZHAJem5N
— Peter Good (@peterjaygood) July 27, 2023