“Topi i Artë”, bastoret shohin garën mes Mesit dhe Levandovskit

Bastoret e mirënjohura kanë shpallur emrin e favoritit të parë për të fituar çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”. Për momentin, Lionel Mesi ka një avantazh të vogël ndaj Robert Levandovskit, pasi që argjentinasi fitoi titullin me Argjentinën dhe regjistroi shifra individuale fenomenale, për shkak të të cilave është në krye të kësaj liste.

Emri i vetëm me të cilin pritet të përputhet është Levandovski, pasi që suluesi polak shënoi 54 gola, që është 14 më shumë se sulmuesi argjentinas. Levandovski ka më pak asiste (6 më pak se Mesi), por e fiton garën individuale me argjentinasin.

Megjithatë, ajo që e bën gjashtë herë fituesin favorit të parë janë rekordet që ai I vendosi. Mesi u bë lojtari me më shumë çmime “Piçiçi” në Primera Divizion dhe kaloi legjendarin Pele, si një lojtar me një numër rekord golash për një ekip të Amerikës së Jugut.

Karim Benzema, Kristiano Ronaldo dhe Zhorzhinjo , janë favoritët në hije. Shanset më të mëdha të tyre i jep mesfushorit italian, i cili arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Çellsin, dhe rrëmbeu trofeun e Kampionatit Evropian me Italinë.

LEXO EDHE:

Back to top button