Aksion policor në Shkup e Kumanovë, arrestohet Bujar Dardhishta
Aksion policor në Shkup e Kumanovë, arrestohet Bujar Dardhishta
Gazetar: Zekirija Haxhiu
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Byronë e Siguri Publike, kanë realizuar arrestime në Shkup dhe në Kumanovë për shkak dyshimeve për veprën e kryer penale, pastrim parash. Në mesin e të arrestuarve është Bujar Dardhishta, ish drejtor i Librave Amë, kuadër i BDI-së. Ndërkohë janë arrestuar edhe disa persona të tjerë. Aksionin dhe arrestimet i konfirmoi dhe ministri i brendshëm Pançe Toshkovski, pa dhënë më shumë detaje.
“Kemi ndërmarrë veprime në drejtim të arrestimit të personit që e përmendët dhe do të vazhdojmë të veprojmë sipas urdhrave të gjykatësit të procedurës paraprake dhe gjithsesi në koordinim me Prokurorinë Publike kompetente”, tha Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm.
Aksioni ka filluar që mbrëmë. Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për shkatërrimin e një grupe të organizuar kriminal, të dyshuar për vepra penale nga fusha e korrupsionit dhe krimit ekonomik. Jo zyrtarisht siç mëson Alsat, gjatë bastisjeve deri tani janë gjetur dhe janë konfiskuar para në valuta të ndryshme, celularë, lap topë, hard disqe si dhe dokumentacion i nevojshëm financiar. Mësohet se bastisje janë kryer edhe në dy subjekte juridike në Shkup dhe Kumanovë. /Alsat.mk








