Tragjedia në Karposh, Prokuroria hap rast për parregullsi të mundshme në Qendrën për Punë Sociale

Tragjedia në Karposh, Prokuroria hap rast për parregullsi të mundshme në Qendrën për Punë Sociale

Gazetar: Petar Çausheski

Prokuroria do të hetojë nëse punonjësit socialë kanë kryer një krim kur (nuk) kanë vepruar sipas denoncimeve nga Ivana Jovanovska, për dhunën në familje. Ministri Toshkovski theksoi se Jovanovska kishte dorëzuar disa denoncime në Ministrinë e Brendshme në lidhje me dhunën në familje.

“Prokuroria do të kontrollojë se si punonjësit socialë trajtuan denoncimet e dhunës në familje të paraqitura nga Ivana Jovanovska, e cila së bashku me vajzën e saj gjashtë vjeçare humbën jetën tragjikisht pas dhunës së vazhdueshme në familje nga bashkëshorti i saj”, raporton Petar Çaushevski, gazetar.

Prokuroria Themelore Publike, formoi rast pas një informacioni për Qendrën për Punë Sociale në Shkup, kur pas një kontrolli Inspektorati I Ministrisë konstatoi se denoncimet nga Ivana Jovanovska ishin trajtuar në mënyrë jo të duhur.

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, formoi një rast pas një informacioni të pranuar dhe e procedoi për veprim në Prokurorinë kompetente Themelore Publike Shkup, e cila do të ndërmarrë veprime kontrolli mbi inspektimet, për të hetuar nëse me këto parregullsi janë përmbushur elementet e një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike, Shkup.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, theksoi se Ivana kishte paraqitur disa denoncime për dhunë në familje në Ministrinë e Brendshme, por ka tërhequr deklaratën pas ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme.

“Dhe ky është një nga problemet më të mëdha që kemi. Sigurisht, këtu mund të supozoj se shumica e rasteve të tilla janë nën presionin e abuzuesit, dhe ne në asnjë rrethanë nuk mund ta fajësojmë viktimën për arsyen e tërheqjes së deklaratës që ajo ka bërë”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Inspektimi i jashtëzakonshëm në Qendrën e Punëve Sociale në Shkup pasoi pasi ata mohuan se kishin marrë denoncime nga Ivana Jovanoska. Ivana dhe vajza e saj gjashtë vjeçare humbën jetën tragjikisht duke u hedhur nga një ballkon në lagjen Karposh. Bashkëshorti i saj ndodhet në paraburgim prej 48 orësh. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button