Trajkovska: Treguesit ekonomik janë shumë larg për një progres të mirëfilltë ekonomik

Trajkovska: Treguesit ekonomik janë shumë larg për një progres të mirëfilltë ekonomik

Nga pavarësia e deri më sot, prodhimi bruto vendor është rritur për 1.7 për qind mesatarisht në vit, që i bie të jetë larg nga ajo që është e nevojshme, që të mund shteti të ketë progres ekonomik, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Odës Ekonomike, Aneta Trajkovska. Sipas saj, këto nuk janë numrat e vetëm që brengosin sektorin e biznesit.

“Ajo që shqetëson është e dhëna të cilën e vërejta javët e kaluara, se TVSH-ja që paguhet në dy muajt e parë shënon rënie prej 6.3 %, në kushte kur kemi rritje të çmimeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo nënkupton se harxhojmë më pak dhe se ekonomia jonë krijon vlerë të shtuar më të ulët krahasuar me më herët. Një të dhënë të këtillë unë nuk kam vërejtur decenien e kaluar, tek TVSH-ja paraqiten tregues të caktuar negativ…duhet seriozisht të shihet se ku qëndron shkaku”, deklaroi Trajkovska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button