Tramp dënon vrasjen e dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington

Tramp dënon vrasjen e dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp dënoi vrasjen e dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington, duke e quajtur atë “një akt terrori”. Komentet e tij erdhën pasi dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë. Tramp tha se i dyshuari për të shtënat hyri në SHBA nga Afganistani në vitin 2021.

“Nuk do të durojmë këto lloj sulmesh ndaj ligjit dhe rendit nga njerëz që as nuk duhet të jenë në vendin tonë. Tani duhet të rishqyrtojmë çdo të huaj që ka hyrë në vendin tonë nga Afganistani dhe duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar largimin e çdo të huaji nga çdo vend që nuk përket këtu ose që nuk i shton dobi vendit tonë. Nëse ata nuk mund ta duan vendin tonë, ne nuk i duam. Amerika nuk do të përkulet kurrë dhe nuk do të dorëzohet kurrë përballë terrorit. Do ta sjellim autorin e këtij sulmi barbar para drejtësisë”, tha Donald Tramp, President i SHBA-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button