Transportonin 4 emigrantë, arrestohen 2 shtetas kosovarë në Korçë

2 persona janë arrestuar gjatë kësaj të enjteje(22.10.2020) nga Policia e Korçës.

- Advertisements -

Shtetasit L.O, 21 vjeç dhe F.S, 32 vjeç kanë rënë në prangat e policisë shqiptare pasi janë kapur duke transportuar në mënyrë të paligjshme 4 klandestinë.

Njoftimi:

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore, Forcat Speciale “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L. O., 21 vjeç dhe F. S., 32 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e Policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetet tip “Volksëagen” dhe “Audi”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

LEXO EDHE:

Back to top button