Tre kompani kanë dërguar ofertë për gazin natyror në adresë të EMV-së

Tre kompani kanë dërguar ofertë për gazin natyror në adresë të EMV-së

3 kompani kanë dërguar ofertë për gazin natyror në adresë të EMV-së. Ofertë precize ka vetëm Makpertol ndërsa 2 kompanitë e tjera edhe pse me çmim më të ulët, ofertën nuk e kanë dorëzuar si të kompletuar. Megjithëse gaz të mjaftueshëm ka vetëm deri në fund të muajit për ngrohtoret në Shkup, EMV-ja tha se vendimin për furnizim me gaz natyror do ta marrë pasi kompanitë të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar. Gazi që duhet të prokurojë EMV do të përdoret për prodhimin e energjisë termike. Sipas përllogaritjeve duhen rreth 250 milionë metër kub për dy ngrohtoret Lindje dhe Perëndim, dhe kompaninë TE-TO në mënyrë që të prodhojnë energji termike për tërë sezonin e ngrohjes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button