Tre të dyshuar për tentim vrasje ndaj prokurorit publik

Prokuroria Themelore Publike-Tetovë ka iniciuar procedurë kundër tre personave – dy të rritur dhe një i mitur, të cilët dyshohen për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 8 lidhur me nenin 19 (tentativë) dhe nenin 22 (bashkëpunëtor) të Kodit Penal . Ndaj dy bashkëpunëtorëve të moshës madhore është lëshuar Urdhri për zhvillimin e procedurës hetimore, ndërsa në Gjykatën Themelore në Tetovë është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Për të miturin procedura do të zhvillohet sipas Ligjit për drejtësi për fëmijë.

Prokuroria e Tetovës ka ndërmarrë procedurë për sigurimin e paanshmërisë së hetimeve, duke qenë se i dëmtuari është prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar.

Ndryshe kujtojmë se në orët e hershme të mëngjesit të datës 21 nëntor, bashkëpunëtorët e dyshuar së bashku me një të mitur 17-vjeçar kanë tentuar të vrasin me dashje prokurorin publik.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë e ka pranuar propozimin e prokurorit publik dhe për dy të dyshuarit madhor caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

LEXO EDHE:

Back to top button