Tre vdekje të dyshimta në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për dy vdekje të dyshimta në Prishtinë dhe një në fshatin Komoran të Drenasit.

Mbrëmjen e së hënës në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë është gjetur një burrë pa shenja jete. Trupi i të ndjerit është larguar nga banesa e tij nga njësia e mjekësisë ligjore.

“Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe trupin e pajetë e ka tërhequr njësia e mjekësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu në raportin 24 orësh është raportuar edhe për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë.

“Rr. “Skender Matallari”, Prishtinë 10.11.2020 – 18:00. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, bënë të ditur policia.

Po ashtu gjatë së martës raportohet edhe për një vdekje të dyshimtë në fshatin Komoran. Në shtëpinë e të ndjerit janë gjetur dhe konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm

“Fshati Komoran, Gllogoc 10.11.2020 – 19:43. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button