Troshanovski: Të ndryshohet skenari në kuadër të negociatave me BE-në
Troshanovski: Të ndryshohet skenari në kuadër të negociatave me BE-në

Kryetari i Institutit për Demokraci “Societas Civilis” , Marko Troshanovski zgjidhjen e ngërçit politik mes Sofjes dhe Shkupit e sheh në ndryshimin e skenarit dhe kushteve të kornizës negociuese. Ai për Radio Evropën e Lirë tha se e sheh si presion që të bëhen 8 deri në 10 takime në vit me palën bullgare dhe të zgjidhet kjo çështje para anëtarësimit të vendit në BE. Kjo sipas tij nuk është e thjeshtë pasi të gjitha temat për të cilin kanë një qëndrim asimetrik me Bullgarinë cenojnë drejtpërdrejtë dinjitetin dhe identitetin e tyre.
“Zgjidhjen ne kurrë nuk duhet ta shohim në ndryshimin e kornizës negociuese. Prandaj, të gjitha vendet duhet të bien dakord, në nivel të shqetësimeve që tani i kanë në Bashkimin Evropian, dhe kjo temë është tërësisht e lënë në mënjanë dhe nuk dihet nëse do të kthehet. Atë që mund ta ndryshojmë është skenari që ka një farë probabiliteti, dhe këto janë kushtet nën të cilat do të zbatohet ajo kornizë negociuese, se si do të mbrohen të drejtat e pakicave dhe çfarë do të thotë mbrojtja e atyre të drejtave tek ne si pjesë e negociatave dhe ti ndryshojmë kushtet që diskuton Komisioni Historik, pasi ky është problemi më i madh që është i ngulitur në protokollet”, tha Marko Troshanovski, Kryetar i Institutit për Demokraci “Societas Civilis” .