Gazetare: Melihate Rustemi
Trotuare të bllokuara nëpër kryeqytet, jo nga veturat, por nga mbeturinat që nuk janë grumbulluar. Qytetarët shprehen të revoltuar. Kërkojnë intervenim të shpejtë nga ana e Institcioneve.
“Mos mbledhja e mbeturinave tashmë ka nisur të bllokoj edhe trotuaret dhe të pengoj lëvizjen e lirë të qytetarëve gjithandej në Shkup. Rreth stacionit të autobusëve në Bit Pazar nuk mund të qëndrosh as edhe pak minuta për shkak se kundërmon erë e keqe ndërsa qytetarët sapo zbresin nga autobusi janë të detyruar të shkelin mbi mbeturina”, raporton Melihate Rustemi, gazetare.
Qytetarët që anketuam për Alsat shprehen të revoltuar nga Institucionet që shpërfillin higjienën në kryeqytet. Disa prej tyre thanë se edhe vetëdija e qytetarëve është shumë e ulët sepse mbeturinat hidhen vend e pa vend.
“Ne, qytetarët, nuk kemi vetëdije, institucionet nuk kanë vetëdije, po mbytemi, ndërgjegjja jonë ekologjike është në një nivel shumë të ulët, si këtu ashtu edhe në natyrë, thjesht nuk e di se deri kur do të mbytemi në mbeturina të tilla dhe do të shkatërrohemi vetë”, tha një qytetare.
“Nuk koment, vërtet është katastrofë. Nuk është mir këtë që bëjnë. Duhet të respektosh higjienën personale për ta bërë të gjithë këtë. Unë jam nga Ilindeni edhe atje mbeturinat janë të hedhura gjithandej. Kot që ekziston Higjiena Komunale kur askush nuk ndërhyn për ta pastruar”, u shpreh një tjetër qytetare.
“Çfarë të them, e gjithë kjo është nga njerëzit. I shoh të rinjtë, shportën e mbeturinave e kanë pranë dhe sërish I hedhin në rrugë mbeturinat”, tha një qytetar.
Rastësisht në rrugë takuam edhe disa banorë të fshatrave të Shkupit të cilët u shprehën të habitur me papastërtinë në qytet. Thanë se fshatrat dallojnë shumë nga qyteti kur bëhet fjalë për mbeturinat dhe pastërtinë.
“Fshati është më I pastër se qyteti. Unë jetoj në Banja e Katllanovës, atje është shumë më pastër. Këtu përse pengohet ose ku është problemi askush se thotë”, tha një qytetar.
“Që sa ditë nuk kanë ardhur me pastruar, a e keni vërejt? Ka dy javë e tepër ose tre javë. As nuk e kanë ndërmend me pastruar. A po ju pengon derisa jeni tu punuar? Na pengon normalisht po çka të bëjmë”, u shpreh një qytetar. /Alsat.mk








