Trump i kërkon Gjykatës Supreme të ndërhyjë në çështjen e imunitetit

Trump i kërkon Gjykatës Supreme të ndërhyjë në çështjen e imunitetit

Donald Tramp i ka kërkuar Gjykatës Supreme amerikane që të pezullojë një vendim gjyqësor që hodhi poshtë pretendimin e tij se ka imunitet nga ndjekja penale për rastin gjyqësor, ku ai po akuzohet se tentoi të përmbyste humbjen në zgjedhjet e vitit 2020.

Ai ka argumentuar se pa një mburojë të tillë, “presidenca, siç ne e njohim, nuk do të ekzistojë më”.

Avokatët e Trampit, në kërkesën dorëzuar në Gjykatën Supreme, thanë se mbajtja e gjyqit penal në mes të një sezone zgjedhore do të dëmtojë aftësinë e Trampit për të bërë fushatë për zgjedhjet e nëntorit. Ata kërkuan që gjykatësit të pezullojnë procedurat gjyqësore dhe kjo çështje të rishqyrtohet nga një gjykatë në Uashington.

Tramp, që përballet me katër akuza penale, është ish-presidenti i parë amerikan që ndiqet penalisht. Ai konsiderohet kandidati kryesor për të fituar nominimin e republikanëve për të sfiduar demokratin Biden, në zgjedhjet e nëntorit.

LEXO EDHE:

Back to top button