Trump kërcënoi BE-në dhe Apple, menjëherë bien bursat në SHBA

Trump kërcënoi BE-në dhe Apple, menjëherë bien bursat në SHBA

Brenda vetëm disa minutash, Donald Trump sot në mëngjes në rrjetin social Truth Social njoftoi se do të vendosë një taksë doganore prej 25 për qind ndaj Apple nëse kompania nuk zhvendos prodhimin e iPhone-ve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak më vonë, ai njoftoi se do të rekomandojë vendosjen e një takse doganore prej 50 për qind mbi mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian.

Kontratat e ardhshme për Dow Jones ranë për më shumë se 600 pikë, ose 1.4 për qind.

Indeksi më i gjerë S&P 500 ra me 1.4 për qind ndërsa kontratat e ardhshme të indeksit teknologjik Nasdaq ranë me 1.8 për qind.

S&P 500 ishte në minus për tre ditë radhazi, dhe prej fillimit të vitit shfaq një rënie të lehtë.

Në Evropë, tregjet gjithashtu ranë. Indeksi referent evropian STOXX 600 ra me 1.86 për qind, gjerman DAX me 2.37 për qind, dhe francez CAC me 2.63 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button