Trump kërkon test të dopingut përpara debatit me Biden


Alsat
27.08.2020 11:05
Presidenti amerikan Donald trump ka deklaruar se do të kërkojë test dopingu para debatit me Joe Biden, sepse ka dyshime për shëndetin e kundërshtarit të tij demokrat.
Pa paraqitur dëshmi për atë pretendim, Trump tha në intervistë për “The Uashington Ekzemajner” se ishte intriguar nga përmirësimi i papritur i Bajdenit, 77 vjeç, në debatet e fushatës parazgjedhore të demokratëve.
Siç transmeton BBC, Trump shprehu befasi për suksesin e Bajdenit në debatin e fundit me Bernie Sanders në muajin mars.
“E pashë në debate me të gjithë ata njerëz. Nuk e di se si mund të ishte jokompetent, ndërsa kundër Bernie ishte në rregull”, tha Tramp.