Trump komplimenton princeshën e Uellsit

Trump komplimenton princeshën e Uellsit

Princeshës së Uellsit: “Je e bukur, shumë e bukur”.

Trump, 79 vjeç, dhe zonja e pare, Melania Trump, 55 vjeçe, u pritën të mërkurën (17 shtator 2025) në kështjellën Windsor nga Princi William, 43 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Catherine.

Në mes të protokollit zyrtar, Trump iu drejtua princeshës me fjalët: “Je e bukur, shumë e bukur”, ndërsa ajo u përgjigj vetëm me një buzëqeshje të sjellshme, ka raportuar FemaleFirst.

Takimi shënoi fillimin ceremonial të vizitës shtetërore dyditore të Trumpit, të ftuar nga mbreti Charles III. Në Instagram, Princi William ka publikuar një fotografi të momentit me avionin presidencial Marine One në sfond,

“Mirë se erdhe president Trump”, ka shkruar ai.

William e prezantoi Trumpin me babain e tij, Mbretin Charles, duke i thënë: “ky është babi im”.

Mbreti dhe presidenti ishin në të njëjtën karrocë mbretërore gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes, ndërsa mbretëresha Camilla dhe Melania udhëtuan në një tjetër karrocë.

Trump dhe Charles inspektuan gardën e nderit teksa u luajtën himnet kombëtare të SHBA-së dhe Britanisë. Më pas, ata u panë duke biseduar miqësisht, me Trumpin që përsëriste disa herë falënderimet.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, presidenti dhe mbreti morën pjesë në një drekë shtetërore private në kështjellë. Çifti presidencial pati gjithashtu mundësinë të shohë disa objekte të veçanta nga Koleksioni Mbretëror, përfshirë hartën historike të vitit 1624 të eksploruesit dhe kolonizuesin anglez të shekullit XVII, John Smith, për Virginian.

Më vonë, ata vendosën kurorë në varrin e Mbretëreshës Elizabeth II, të cilën Trump e kishte takuar gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në vitin 2019.

Dita përfundoi me një darkë shtetërore madhështore, ku fjalime mbajtën si Trump ashtu edhe Mbreti Charles.

Pas qëndrimit një natë në Windsor, presidenti amerikan pritet të udhëtojë drejt Chequers, rezidenca e kryeministrit britanik Sir Keir Starmer.

LEXO EDHE:

Back to top button