Trump rrezikon deri në 20 vite burg nga akuzat e ngritura

Trump rrezikon deri në 20 vite burg nga akuzat e ngritura

Mes qindra dokumenteve tepër sekrete që Donald Trump nuk i dorëzoi në mënyrë të jashtëligjshme pasi la postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara në 2021-shin ka edhe informacione me rrezikshmëri të lartë për armët bërthamore dhe planet e ushtrisë amerikane.

Sipas mediave në aktakuzën prej 49 faqesh që kanë ngritur prokurorët thuhet se ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë mbante në dosje dokumente sekrete për programin bërthamor të Shteteve të Bashkuara, informacione mbi kapacitetet e mbrojtjes dhe armatimet të vendit të tij dhe shteteve të huaja, analiza sekrete mbi dobësitë e mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve në rast të një sulmi nga vende armike dhe plane për një kundërpërgjigje të mundshme ndaj këtyre sulmeve.

Prokurorët kanë ngritur 37 akuza ndaj ish-presidentit. Siç përllogarisin mediat amerikane, ai rrezikon të dënohet me burg deri në 20 vite burg ose një gjobë prej 250 mijë Dollarësh. Akuzat u ngritën pasi FBI zbuloi 300 dosje sekrete në shtëpinë e tij në Mar a Lago të Floridës, të cilat ish-presidenti duhej ti dorëzonte në Arkivën Kombëtare. 76-vjeçari që mohon çdo shkelje, mund të jetë i pari president që dënohet për krime federale.

LEXO EDHE:

Back to top button