Shanghai shpallet qyteti më “inteligjent” në botë – Ofron akses në më shumë se 1 mijë shërbime të ndryshme

Shanghai shpallet qyteti më “inteligjent” në botë – Ofron akses në më shumë se 1 mijë shërbime të ndryshme

Titullin e qytetit më “inteligjent” në planet për vitin 2023 e fiton Shangai, i cili ishte në krye edhe në vitin 2022. Në vendin e dytë të top 5-shes me qytetet më “inteligjente” është Nju Jorku, i ndjekur nga Toronto, në vendin e 3-të, Seuli në vendin e 4-të, ndërsa qyteti Shenzhen në vendit e 5-të. Një vit më parë, renditja përfshinte – përveç Shangait, Seulin në vendin e dytë, Barcelonën, Pekinin dhe Nju Jorkun.

Vlerësimi nxjerr në pah qytetet më të zgjuara në botë midis 50 qyteteve më të zgjuara në mbarë botën, duke vlerësuar një sërë kriteresh. Pesë metropolet kampione për vitin 2023 dallohen në fusha si transporti dhe infrastruktura “inteligjente”, energjia dhe sistemet inteligjente të ndriçimit, menaxhimi “i zgjuar” i trafikut, përdorimi i teknologjisë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe lidhja urbane.

Juniper Research e rendit Shangain të parin ndër qytetet më “inteligjente” në botë për të dytin vit radhazi, falë lidhjeve të avancuara të qytetit dhe sistemeve të ruajtjes së të dhënave. Karta e fortë e Shangait, sipas analistëve, është Suishenban Citizen Cloud, e cila ofron akses në më shumë se 1000 shërbime të ndryshme për banorët e qytetit, si dhe zhvillimin e fuqishëm të 5G dhe përdorimin e teknologjive inovative.

Për më tepër, të gjitha qytetet kryesore që zënë vendet e para në renditje kanë zhvilluar shërbime që përdorin efektivisht të dhënat dhe lidhjen për të përmirësuar përvojat e qytetarëve. Shanghai ka marrë një qasje të përbashkët ndaj të dhënave, duke ndërtuar jo vetëm një platformë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave, por edhe lidhjen për të mbështetur çdo aspekt të saj.

Qytetet “inteligjente”, përtej avantazheve të dukshme që ofrojnë për banorët e tyre, kanë një kontribut të madh në ekonomitë e tyre kombëtare, por edhe një gjurmë të madhe në ekonominë globale. Sipas vlerësimeve të Juniper Research, kursimet e kostos nga zhvillimi i qyteteve “të zgjuara” parashikohen të arrijnë në 250 miliardë dollarë deri në vitin 2028 në mbarë botën. Performanca korresponduese në vitin 2023 vlerësohet të jetë 96 miliardë, që përkthehet në një rritje kumulative prej 158% midis 2023 – shit dhe 2028 – ës. Kursimet e kostos vijnë nga përdorimi i reduktuar i energjisë dhe emetimet nga zhvillimi i rrjeteve të transportit inteligjent dhe infrastrukturës, nga trafiku “inteligjent”, menaxhimi dhe ndriçimi ‘smart’ i rrugëve.

LEXO EDHE:

Back to top button