Tutosport: Juve dëshiron vazhdimin e kontratës me argjentinasin

Bisedat rreth vazhdimit të kontratës të Paolo Dibalas me Juventusin, do të vazhdojnë në mujain maj. Sipas “Tutosport”, kontrata aktuale e 27 vjeçarot skadon në vitin 2022 dhe klubi Italian në disa raste ka tentuar që të vazhdojë, mirëpo kohëve të funit ata ishin të ndaluar në tërësi, ndërsa mediat shkuan një hap më tej duke raportuar se është sezoni i fundit i argjentinasit në Torino.

 

 

Bisedat në mes shefave të Juventusit dhe Dibalas filluan vitin e kaluar, mirëpo nuk arritën asnjë marrëveshje dhe bisedat u ndërprenë në momentin kur Dibala u lëndua.

Tani besohet se që të dy palët janë të gatshme që sërisht të ulën në tavolinën e bisedave. Juve është gati që të ofrojë pagën vjetore prej 10 mln euro në sezon, dhe ajo do të pësojë rritje për 2.5 mln euro nga ajo që aktualisht pagohet argjentinasi.

LEXO EDHE:

Back to top button