Twitter pezullon llogaritë e gazetarëve që raportuan për Musk

Twitter pezullon llogaritë e gazetarëve që raportuan për Musk

Twitter bllokoi llogaritë e disa gazetarëve të njohur amerikanë që raportuan për kompaninë dhe pronarin e saj të ri Elon Musk, sipas mediave të huaja.

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk në një postim në platformën e mediave sociale akuzoi gazetarët për publikimin e informacionit privat për vendndodhjen e tij.

Të enjten vonë mbrëma, gazetarët nga botimet duke përfshirë Washington Post, New York Times, Mashable dhe CNN raportuan se ata ishin ndaluar nga rrjeti social dhe se tëeet-et e tyre nuk ishin më të dukshme.

Musk tha se profilet në fjalë, të cilat përfshinin komentuesin dhe autorin sportiv dhe politik amerikan Keith Olbermann, përfshinin njerëz që kishin postuar vendndodhjen e tij në kohë reale, duke vënë në dukje se kjo përbënte “në thelb koordinatat e atentatit”.

Musk më pas anketoi ndjekësit e tij se kur duhet të zhbllokonte llogaritë. Rezultati i “votimit” ishte heqja e pezullimit të llogarive. Musk vazhdoi të zhvillojë një sondazh të dytë me më pak opsione, me rezultatet përsëri të prirura drejt heqjes së kufizimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button