U hakuan të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook, publikohet numri i telefonit të Marc Zuckerberg

Të dhënat dhe informacionet private të Marc Zuckerbeg, janë në mes të atyre të më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebook, të cilat janë “vjedhur” nga disa hakera të paidentifikuar.

Numri i telefonit celular të CEO-s të Facebook, vendndodhja, informacioni për martesën, data e lindjes dhe ID-ja e tij ishin midis të dhënave të personale të botuara në një forum hakerash, konfirmoi studiuesi kibernetik Dave Walker .

Bashkëthemeluesit e tjetër të Facebook, Chris Hughes dhe Dustin Moskovitz, ishin gjithashtu pjesë e sulmit.

Çdo e dhënë personale është shitur për pak dollarë, në atë që nga vetë hakerat njihet si niveli i ulët i hakerimit.

Vetë drejtuesit e kompanisë Facebook reaguan duke thënë se këto të dhëna të hakeruara ishin shumë të vjetra e të lidhura me një çështje që daton që prej gushtit të vitit 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button