U përplas nga një fugon, humb jetën e mitura shqiptare në Itali

Një 11 vjeçare ka humbur jetën këtë të enjte në Itali, pas një aksidenti të bërë 4 ditë më parë. Mediat italiane bëjnë me dije se e mitura shqiptare, Emanuela Brahja është aksidentuar mbrëmjen e së hënës vetëm pak metra larg shtëpisë së saj, në Reschigliano.

Brahja ka ndërruar jetë vetëm një javë pasi kishte humbur gjyshin e saj në Shqipëri, dhe familja e saj akoma pa kaluar një dhimbje është zhytur në një tjetër dhimbje.

Të afërmit e adoleshentes kanë udhëtuar drejt Italisë me shpresën se ajo do ja dilte, por fatkeqësisht ajo ka humbur jetën në repartin e reanimacionit në spitalin e Padovas.

LEXO EDHE:

Back to top button