U votua nevoja për vendosjen e tatimit të solidaritetit

U votua nevoja për vendosjen e tatimit të solidaritetit

Deputetët miratuan nevojën e miratimit të Ligjit të Taksës së Solidaritetit. Tashmë projektligji i është dorëzuar Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, ku do të debatohet dy ditë për ndryshimet dhe përmirësimet e propozuara të ligjit. Sipas propozimit, taksa e re do të prekë kompanitë që kanë 20 për qind rritje të fitimit në krahasim me tre vitet e mëparshme. Shteti do ta taksojë atë fitim të rritur me 30 për qind.

“Ligji i propozuar parashikon vendosjen e taksës së solidaritetit për vitin 2023, si tarifë publike e njëhershme, e jashtëzakonshme dhe e përkohshme”, deklaroi Filip Nikolovski, Zëvendësministër i Financave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button