Ujësjellësi në Siniçan, gati për disa ditë

Sistemi i ujësjellësit për fshatin Siniçan do të jetë gati për disa ditë, thotë kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili. Në terren është punuar në mënyrë aktive pas tensioneve mes banorëve të Siniçanit dhe banorëve të Urviçit, mbi atë se kush ka të drejtën ekskluzive për burimet e ujit të pijshëm. Megjithëse problemi u kapërcye dhe u gjet një zgjidhje me Qeverinë për tu ndërtuar sistemi i ujësjellësit, përsëri kryetari i Bogovinës mori kallëzim penal nga policia e Tetovës për “punë të pandërgjegjshme”.

Unë isha në prokurori javën e kaluar. Unë iu përgjigja pyetjeve që ata mi bënë. Shkuarja ime atje nuk është edhe aq e rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme për mua është që banorët e Siniçanit më në fund kanë ujë të pijshëm.”-tha Albon Xhemaili, Kryetar i Komunës së Bogovinës.

Konflikti për ujin e pijshëm rrëzë malit Sharr filloi në gusht. Tensionin e qetësoi policia. Por, përveç Ministrisë së Brendshme, në terren doli edhe prokurorja nga Tetova, Lejla Kadriu. Roli i saj është akoma enigmë – kush e dërgoi atë? Pse erdhi ajo dhe a ka ndonjë shënim zyrtar për veprimet që i ndërmori dhe urdhëroi policit të tërhiqeshin? Rasti u hetua nga Prokuroria e Lartë nga Gostivari. Ajo bëri një inspektim dhe raportin e dërgoi në selinë në Shkup dy muaj më parë. Gjatë 60 ditëve të kaluara, Alsat ka pyetur disa herë cili ishte roli i Kadriut në Siniçan? Të gjitha përgjigjet e prokurorisë janë pothuajse identike – ato mbledhin të dhëna. Të njëjtën përgjigje e morëm edhe në pyetjen e fundit.

Prokuroria Themelore Publike

“Ju informojmë se prokuroria po mbledh vazhdimisht të dhëna për çështjen për të cilën pyesni.”

Prokurorja Lejla Kadriu, natën e 30 korrikut, bisedoi në telefon me Kryeministrin e atëhershëm teknik Oliver Spasovski, kur filluan tensionet për ujin e pijshëm në Malin Sharr. Kadriu pretendoi se kreu i atëhershëm i Qeverisë e quajti atë një kriminele, por Spasovski e mohoi këtë.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button