Uji në Gostivar mund të përdoret për nevoja teknike, por jo për pije dhe përgatitje të ushqimit

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në konferencë për shtyp njoftoi se në bazë të rezultateve të marra nga analizat e ujit në Gostivar, konfirmohet se uji mund të përdoret për nevoja teknike, por jo edhe për pije dhe përgatitje të ushqimit.

“Uji mund të shfrytëzohet për banjo dhe për të gjitha nevojat në kuadër të amvisërisë, por jo edhe për pije. Ende nuk kemi konfirmim sipas matjeve se mund të shfrytëzohet për pije as për përgatitjen e ushqimit. Pas testimeve të shumta, kemi marrë konfirmim nga ana e ekspertëve prej analizave që i kanë bërë se mund të shfrytëzohet si ujë teknik, por do të përsëris, por nuk mund të përdoret si ujë për pijë ose për përgatitjen e ushqimit”, tha  ministri Toshkovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button