Ukraina hap regjistrin e dëmeve, thirrje qytetarëve që të kërkojnë kompensim

Ukraina hap regjistrin e dëmeve, thirrje qytetarëve që të kërkojnë kompensim

Kievi ka hapur online Regjistrin e Dëmeve dhe u ka bërë thirrje ukrainasve “të kërkojnë kompensim për dëmet apo shkatërrimin e pronave të banimit” që janë shkaktuar gjatë pushtimit rus të Ukrainës, bëri të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. Përmes një postimi në X, Kuleba shkroi se gjatë adresimit në Konferencën në Hagë më 2 prill, ai theksoi se “ukrainasit kanë nevojë për drejtësi tani. Jo në një të ardhme të largët”. Në deklaratën përfundimtare të konferencës për Drejtësi për Ukrainën, përfaqësuesit e 44 shteteve dënuan “aktet e agresionit nga Federata Ruse kundër Ukrainës” dhe konfirmuan zotimin e tyre për krijimin e një “tribunali të posaçëm për hetimin dhe ndjekjen e krimit të agresionit kundër Ukrainës”. Në deklaratë u tha se Rusia duhet të përballet me të gjitha “pasojat ligjore për të gjitha aktet e saj të paligjshme ndërkombëtare… përfshirë reparacionin për lëndimet apo çdo dëm të shkaktuar nga këto akte”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button