Ukraina mund të nis këtë vit negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ukraina mund të nis këtë vit negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Presidentja e Parlamentit Evropian ka sugjeruar se Ukraina mund të fillojë këtë vit negociatat për t’u anëtarësuar në Bashkimit Evropian.

Roberta Metsola u takua të shtunën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Në një postim në Twitter të premten, ajo shkroi se “e ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian. Ne do të ecim deri në fund me ju”.

BE-ja ra dakord në muajin qershor për ta vendosur Ukrainën në një rrugë drejt anëtarësimit.

Në një konferencë për shtyp me Zelenskyn, ajo tha se “të gjithë ata që janë përgjegjës” për krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë, përfshirë Vladimir Putinin, duhet të sillen para drejtësisë para se të arrihet një paqe e qëndrueshme.

Ndryshe, Ukraina gjatë vitit të kaluar ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button