Ukraina ndalon ushtarët dhe zyrtarët e tij të përdorin aplikacionin Telegram
Ukraina ndalon ushtarët dhe zyrtarët e tij të përdorin aplikacionin Telegram
Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës ndaloi sot ushtarët dhe zyrtarët e tij të përdorin aplikacionin Telegram në pajisjet elektronike për arsye sigurie.
“U vendos që të ndalohet instalimi dhe përdorimi i Telegramit në pajisjet zyrtare të përfaqësuesve të qeverisë, personelit ushtarak, punonjësve në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në kompanitë që punojnë në infrastrukturën kritike – me disa përjashtime të vogla”, njoftoi këshilli.
Kjo u bë e ditur pas një takimi për kërcënimet e sigurisë kombëtare që përfaqëson aplikacioni.
Telegram është një aplikacion shumë i popullarizuar i mesazheve i themeluar nga rusi Pavel Durov.