“E shoh si kukull”, Rama shpjegon pse mban “Putinin” në tryezën e punës
"E shoh si kukull", Rama shpjegon pse mban “Putinin” në tryezën e punës
Kryeministri Edi Rama e sheh Presidentin rus, Vladimir Putin, si një kukull. Kështu u shpreh ai në një intervistë për gazetarin italian Federico Marconi, të emisionit “Piazza Pulita” në La7.
“Pse e mbani Putin në tryezë?”, e pyeti gazetari Ramën, duke bërë me shenjë nga një matrioshkë me fytyrën e presidentit rus. “Sepse më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh kapacitetin e autoironisë dhe sensin e ironisë së historisë edhe përmes këtyre objekteve të vogla është e rëndësishme për të mos qenë skllevër të historisë, ose për të mos e marrë shumë seriozisht veten”, u përgjigj Rama, shkruan A2 CNN.
Në intervistë Rama foli për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke thënë se Shqipëria nuk ka asnjë kosto për të, pasi të gjitha shpenzimet mbulohen nga Italia. “Kemi dhënë gatishmërinë për të pritur këtë operacion italian në një territor që do të administrohet tërësisht nga Italia”.
I pyetur nëse është takuar me Meloni-n këtë verë, siç patën raportuar disa media italiane, kryeministri u përgjigj: “Nuk pati asnjë arratisje”.