Ukrainasit përfundojnë me sukses trajnimet për tanket Leopard 2

Ukrainasit përfundojnë me sukses trajnimet për tanket Leopard 2

Ushtarët e Ukrainës kanë përfunduar me sukses trajnimet për të manovruar me tanket gjermane të njohura si Leopard 2.

Kështu së paku ka deklaruar deputetja ukrainase, Kira Rudik, e cila ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale të ushtarëve në Gjermani.

“Ushtarët ukrainas kanë përfunduar stërvitjen e tyre mbi tanket Leopard 2 në Gjermani. Jemi krenarë dhe të motivuar. Ne mezi presim ta fitojmë këtë luftë. Faleminderit të gjithëve që mbrojnë pozicionet e tyre dhe luftojnë për Ukrainën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gjermania konfirmoi në muajin janar se do t’i dhurojë 14 tanke Leopard 2A6 shtetit ukrainas dhe do t’i lejojë vendet partnere që të bëjnë gjënë e njëjtë pasi ajo posedon licencën.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte nën presion për javë të tëra rreth dorëzimit të tankeve të betejës të kërkuara nga qeveria e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, shumë shtete perëndimore do ta ndihmojnë forcën ushtarake ukrainase me tanke në luftën për çlirim nga okupatori rus.

LEXO EDHE:

Back to top button