Ukrainasit zhvillojnë teknologjinë e lirë për të luftuar dronët rusë

Ukrainasit zhvillojnë teknologjinë e lirë për të luftuar dronët rusë

Ukraina ka arritur me sukses të zhvillojë dhe adaptojë teknologji të lirë të kapaciteteve anti-dronë.

Dronët janë bërë një mjet shumë i rëndësishëm në luftë – ku mijëra prej tyre fluturuan muajve të fundit përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, por Kievi është detyruar t’i modifikojë ata si pasojë e mungesës së armëve të mjaftueshme por edhe kostos së lartë të sistemeve të avancuara të mbrojtjes kundërajrore.

Si rezultat i kësaj, Kievi ka arritur t’i modifikojë – duke kërkuar armë më të lira për të mbrojtur qiellin e saj – pasi raketat e sistemeve të avancuara të mbrojtjes kundërajrore janë shumë të shtrenjta.

Ukrainasit kanë përdorur sisteme të ndryshme – përfshirë ato amerikane siç janë Patriots. Ato janë shumë efektive, por çdo bateri e Patriot kushton rreth 1 miliardë dollarë dhe çdo raketë e saj pothuajse 4 milionë dollarë.

Kostoja e shkrepjes së një rakete të epokës së Bashkimit Sovjetik, nga sistemi raketor S-300 kushton 140 mijë dollarë – kurse përdorimi i atyre amerikane NASAM rreth 500 mijë.

Pra ka një kosto tejet të lartë – në veçanti nëse merret parasysh se do të përdoren për rrëzimin e dronëve Shahed, ku një i tillë kushton 16 mijë dollarë.

Në anën tjetër, Rusia ka dërguar më shumë se 60 dronë për të sulmuar Ukrainën vetëm gjatë të premtes mbrëma.

E kompania ukrainase Besomar që prodhon dronë, ka njoftuar se ka zhvilluar teknologjinë e “interceptimit të dronëve” që mund të rrëzojnë dronët rusë që tashmë janë përdorur në fushëbetejë.

Nga ISW-ja kanë njoftuar se forcat ukrainase kanë përdorur dronët për të rrëzuar helikopterët rusë.

LEXO EDHE:

Back to top button