Ulje e numrit të vrasjeve në Shqipëri

Sipas Policisë së Shtetit shqiptar në vitin 2012 në Shqipëri kishte 126 vrasje, ndërsa në vitin 2019 u regjistruan 58 vrasje.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot disa shifra domethënëse që dëshmojnë uljen e numrit të vrasjeve në vend.

Rama tha po ashtu se “ndërkohë në vitin 2020 shifra është edhe më shumë domethënëse”.

“Mirëmëngjesi dhe me këto shifra që tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit (ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama./ATSH/

LEXO EDHE:

Back to top button