Universitetet, gati për vitin e ri akademik


Universitete të caktuara tashmë kanë planifikuar mënyrën e fillimit të vitit të ri akademik, pavarësisht se nga Ministria e Arsimit thanë se është herët të flitet dhe të vendoset për vitin e ri akademik.

Universiteti I Evropës Juglindore ka vendosur që fillimin e vitit të ri akademik ta nis me sisitem hibrid të mësimdhënies. Kjo nënkupton prani fizike në të dy kampuset, në Tetovë dhe Shkup, sipas protokolleve shëndetësore dhe mundësi të shkurtimit të orëve mësimore dhe mbulimin e tyre nëpërmjet mësimdhënies online.

Ne bëmë nji anketë me studentët diku me pjesëmarrje 30 % të numrit të përgjithshëm të studentëve dhe rezultoi anketa që diku 2/3 apo më saktë , 66.5 % e studentëve preferonin që viti I ri akademik të filloj me prezencë fizike dhe kuptohet që një pjesë do të jetë e detyrueshme ta bëjmë edhe nga disatanca, posaçërisht për studentët të cilët janë jashtë vendit, pra për student nga Kosova, Lugina e Preshevës por edhe më larg nga kampuset tona në Tetovë dhe Shkup siç është rasti me Strugën, Prespën, Dibrën që të mos I detyrojmë të bëjnë udhëtime të përditshme – tha Abdylmena Bexheti, rektor i UEJL-së.

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup planifikojnë që grupet me numër më të vogël të studentëve mësimin ta ndjekin me prezencë fizike.

Ne si Universitet jemi të përgatitur edhe për njërën edhe për mënyrën tjetër. Konkretisht, planifikojmë për momentin që grupet e vogla që janë deri në 10 ose 20 studentë të shohim mundësinë ti mbajmë me prezencë fizike, nëse lejon Qeveria dhe nëse lejojnë kushtet. Por, në të njëjtën kohë ne kemi veç një përvojë, kemi një staf të ri akademik të cilët gjithë janë shumë të zgjuar në informatikë prandaj edhe procesi I zhvillimit online të mësimit ka vajtur shumë mirë dhe studentët janë të kënaqur – u shpreh Bedri Ademi, prorektor në UNT.

Edhe nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi vlerësojnë se viti I ri akademik duhet të filloj në formë të kombinuar. Madje, profesorë të shumtë kanë deklaruar thuhet se nga përvoja e deritanishme e mësimdhënies vetëm në mënyrë elektronike, studentët treguan rezultate shumë më të dobëta tek provimet në sesionin e verës. Madje, sipas profesorëve, qëndrimi në shtëpi dhe mos-komunikimi mes kolegëve ka shkaktuar ulje të motivit për të mësuar.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button