“Kovid-19”, ulet dukshëm numri i të infektuarve


Regjistrohet numri më i ulët I rasteve pozitive me Covid 19. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se 24 orëshi I fundit ka regjistruar vetëm 39 raste të reja me virusin korona nga gjithësejt 817 teste të kryera. Në listën e qyteteve, kësaj radhe Gostivari ka numrin më të lartë të të prekurve me këtë virus, dhe atë 11 të infektuar të rinjë. Vijojnë:

Ministria e Shëndetësisë

Prilep 8
Shkup 7
Kumanovë 3
Tetovë, Strugë, Gjevgjeli dhe Koçan nga dy raste të reja
Kratovë dhe Sveti Nikollë nga një rast të ri me Covid 19.

Sipa Shëndetësisë, 24 orëshi I fundit ka rregjistruar numër më të lartë të të shëruarve, dhe atë 48 pacientë të shëruar. Numri më I lartë I të shëruarve janë nga Shtipi, dhe atë 21 të shëruar. Fatkeqësisht, gjatë kësaj periudhe kohore betejën me Covid 19 e kanë humbur 4 pacientë. Nji 43 dhe 66 vjeçar nga Kumanova si dhe dy pacientë nga Shkupi, 71 dhe 77 vjeçar.
Sipas qyteteve, Shkupi ka numrin më të lartë të rasteve aktive dhe atë 854 të infektuar, vijon Kumanova me 378 raste aktive, ndërkohë numër më të ulët të rasteve active ka në Vallandovë, Radovish dhe Kratovë.

Sipas komunave në Shkup, Çairi vazhdon të mbetet me numër më të lartë të rasteve active, 108. Vijon komuna e Aerodromit me 107 raste active ndërsa komuna e Gazi Babës 102 raste active me Covid 19.

Numri i përgjithshëm I të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 14.330, numri i pacientëve të shëruar është 11.062 ndërsa numri i vdekjeve 600. Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.668.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button