Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në garë edhe dy lista shqiptare


540 mijë qytetarë të Malit të Zi sot po shfrytëzojn të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje parlamentare, marrin pjesë 11 lista zgjedhore, nga të cilat 6 janë koalicione dhe 5 parti politike.

Pavarësisht thirrjeve të përfaqësuesve politik në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut që shqiptarët të garojnë me një listë të përbashkët nuk arritën të bindin partitë politike atje. Shqiptarët në këto zgjedhje do të garojnë me dy koalicione ku janë bashkuar disa nga subjektet politike shqiptare në këtë vend, në mënyrë që shqiptarët të kenë ndikim sa më shumë në Mal të Zi.

Koalicionet shqiptare në Mal të Zi synojnë të marrin 3 deputetë në Parlamentin 81 vendesh të Malit të Zi, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2016 kur partitë shqiptare garuan të ndara në 3 koalicione me çka fituan vetëm 1 deputet.

Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa opozita e renditur në disa blloqe, kërkon me ngulm ndërrimin e pushtetit.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të Malit të Zi pjesëmarrja në orët e para pas hapjes së qendrave të votimit ishte pothuajse dyfish më e madhe në krahasim me zgjedhjet e vitit 2016.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button