fbpx

UNICEF dhe USAID ndihmojnë shkollat me pajisje mbrojtëse


Dy organizata ndërkombëtare kanë nisur shpërndarjen e pakove higjienike në 660 shkolla në Kosovë. Në këto pako higjienike përfshihen edhe pajisje mbrojtëse personale kundër COVID-19 për rreth 10,000 nxënës dhe mësimdhënës.

“Gjersa janë duke u zhvilluar përgatitjet për rihapjen e shkollave, UNICEF-i në partneritet me USAID-in po i bëjnë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët për të siguruar një normalitet të ri në çdo shkollë për çdo fëmijë në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media nga UNICEF.

Ministria e Arsimit në Kosovë, ka shprehur mirënjohjen për iniciativën e këtyre dy organizatave ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të UNICEF-it, 2200 mësimdhënës dhe 7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako me pajisje mbrojtëse.

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije; në gjithçka që bën.

Fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14 shtator. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj, pas takimit me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës së arsimit dhe ata të këshillit të prindërve./REL/

LEXO EDHE:

Back to top button