UNSHM, në Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse


Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për të shqyrtuar edhe një herë fillimin e vitit shkollor.  Në takim, përfaqësuesit e Unionit prezantuan kërkesat e tyre. Ajo që u diskutua kryesisht ishte periudha e zbatimit të protokolleve të caktuara, për të cilat Komisioni këmbëngul që ato të zbatohen në faza, në përputhje me situatën epidemiologjike në vend. Në takim, të dy palët u zotuan të vazhdojnë komunikimin intensiv, me qëllim të organizimit të mirë dhe zbatimit të masave për zbatimin e mësimdhënies në vitin e ardhshëm shkollor. Edhe në këtë takim, Unioni përsëriti qëndrimi që mësimi të zhvillohet në formë të kombinuar ndërsa dita e parë e protestave të mbahet më 31 gusht, në orët e pasdites.

 

“Ne kemi diskutuar edhe për mundësitë dhe sa është e sigurt që nxënësit të rikthehen në shkolla në modelin që ne e kemi propozuar, konkretisht me model të kombinuar apo hybrid dhe me qasje të decentralizuar ku çdo qytet në bazë të gjendjes epidemiologjike që ka dhe në bazë të data bazës që merr nga Ministria e Shëndetësisë dhe organeve, dhe institucioneve tjera shëndetësore dhe arsimore të vendos në qoftë se është e sigurt për nxënësit të kthehen në bankat shkollore dhe të ndjekin mësimin në metodën e kombinuar- deklaroi Blendi Hodai, kryetar UNSHM-së.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button