COVID-19, 3016 raste aktive, pjesa më madhe në Shkup


127 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për virus korona, nga 1768 testime të bëra në 24 orët e fundit. Për 60 të tjerë ditët e përballjes me këtë sfidë shëndetësore kanë përfunduar, sepse prej sot i shtohen listës së të shëruarve. Ndërsa fat të tillë nuk patën 5 pacientë të cilët gjatë natës së kaluar ndërruan jetë. Bëhet fjalë për një 69 vjeçare nga Kriva Pallanka, një 63 dhe një 77 vjeçar nga Gostivari, një 69 vjeçar nga Negotina dhe viktima e 5-të është një 70 vjeçar nga Shkupi.

Numër dyshifrorë të të infektuarve në raportin e fundit regjistron Shkupi 38, Kumanova 23, Prilepi 15, Gostivari 12. Deri tani në vendin tonë janë infektuar  13799, 3016 janë raste aktive, 10210 janë shëruar, ndërsa 573 kanë ndërruar jetë. Numri I përgjithshëm i testimeve të bëra është 140.093

SHIFRAT E PËRGJITHSHME ME COVID-19
13799 të infektuar
3016 raste aktive
10210 të shëruar
573 viktima
140.093 testime

Ministria e Shëndetësisë informoi se duke filluar që sot, në fuqi hyn algoritmi i ri. Sipas tij parashikohet që personat pa simptoma 10 ditë pas diagnostikimit me këtë virus, të vlerësohen si të shëruar, ndërkohë që më parë të infektuarit duhet të qëndronin në izolim 14 ditë dhe më pas duhet të rezultonin negativ në dy teste për covid-19.  Nëse një pacient ka pasur simptoma gjatë sëmundjes – ai do të konsiderohet i shëruar pas një minimum prej 20 ditësh, domethënë 21 ditë, vetëm nëse nuk ka pasur simptoma të sëmundjes për 3 ditët e fundit radhazi.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button