Urdhër-arresti i GJNP-së, Vuçiq mbron Putinin

Urdhër-arresti i GJNP-së, Vuçiq mbron Putinin

“Mendoj se lëshimi i një urdhër-arresti për Putinin, për të mos hyrë në çështje ligjore, do të ketë pasoja të këqija politike dhe pasoja të rënda për jetët e njerëzve dhe që flet për një ngurrim të madh që të flitet për paqen, për armëpushimin, të flitet për ruajtjen e jetëve të njerëzve” Pyetja ime është tani që ju e keni akuzuar atë për krimet më të mëdha të luftës, me kë do të flisni tani?” Ose ndoshta nuk dëshironi të flisni, apo ndoshta nuk dëshironi që të arrini paqen dhe të gjithë prisni humbjen. Edhe sa duhet të presim? Edhe sa vite? Ju me të vërtetë mendoni se Rusinë mund ta fitoni për tre muaj, gjashtë ose për një vit? Nuk ka dyshim se qëllimi i atyre që e bënë këtë është të vështirësojnë komunikimin e Putinit, në mënyrë që të gjithë ata që flasin me të të jenë të vetëdijshëm se ai akuzohet për krime lufte. Për sa i përket arrestimit, është një pyetje e kotë, sepse është e qartë se për sa kohë që konflikti (në Ukrainë) vazhdon, Putini nuk ka asnjë mënyrë për të arritur në Serbi,” – Aleksandar Vuçiq. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button