Ursula fon der Lajen dhe Borel arritën në Kiev në samitin Ukrainë-BE

Ursula fon der Lajen dhe Borel arritën në Kiev në samitin Ukrainë-BE

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Zhozef Borel sot arritën në Kiev, ku do të marrin pjesë në Samitin Ukrainë-BE.

“Është bukur të kthehem në Kiev. Kjo është vizita ime e katërt që nga invazioni i Rusisë. Kësaj radhe, me ekipin tim të komisarëve”, shkroi Fon Der lajen në Tuiter.

Ajo shtoi se ka ardhur në Kiev që të tregojë se “BE-ja qëndron fuqishëm me Ukrianën si edhe çdoherë”, dhe plotësisht ta thellojë mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ukrainës në BE.

“Arrita në Kiev për të transmetuar porosi për mbështetje nga BE-ja për të gjithë ukrainasit të cilët e mbrojnë vendin e tyre”, qëndron në porosinë që Borel e kumtoi në Tuiter me fotografinë nga stacioni hekurudhor në Kiev pas daljes nga treni.

Ai theksoi se ndihma nga BE-ja për Kievin arriti 50 miliardë euro prej fillimit të luftës, përderisa Evropa është me Ukrainën që nga dita e parë e konfliktit dhe se edhe në t ardhmen do të qëndrojë me popullin e Ukrianës, deri në “fitore”.

Dhjetëra përfaqësues më të lartë të BE-së sot arritën në Kiev me premtime për ndihmë më të madhe ushtarake, financiare dhe politike. Anëtarët më të lartë të Komisionit evropian sot do të takohen me kolegët e tyre në Qeverinë ukrainase.

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel dhe Ursula fon der Lajen nesër do të takohen me presidentin e Ukrianës, Volodimir Zelenski.

Samiti i nesërm Ukrainë-BE ështw tubimi i parë i nivelit të lartë në kryeqytetin e Ukrainës që prej fillimit të luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Gjatë takimeve janë planifikuar diskutime për dërgim të ndihmës shtesë ushtarake për Ukrainën, përmirësim i qasjes së prodhimeve ukrainase në tregun e BE-së, ndihma për Ukrainën që t’i mbulojë nevojat e veta energjetike, vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, ndjekja e kryesisë në Moskë për krime të luftës dhe tema të tjera. /MIA

LEXO EDHE:

Back to top button