Ushtarët izraelitë vrasin dy palestinezë

Ushtarët izraelitë vrasin dy palestinezë

Ushtarët izraelitë vranë dy palestinezë gjatë një bastisjeje në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, thanë zyrtarët palestinezë.

Ky është konflikti i fundit mes dy palëve këtë vit, duke e bërë vitin 2022 vitin më vdekjeprurës të dhunës në territorin e pushtuar që nga viti 2015.

Bastisja u krye në kampin e refugjatëve Jenin, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, ku forcat izraelite dhe njerëzit e armatosur dhe banorët lokalë përleshen vazhdimisht. Kampi njihet si një bastion i luftëtarëve palestinezë dhe ushtria izraelite shpesh kryen operacione atje, raporton aljazeera.

Zyrtarët palestinezë thanë se ushtarët hynë në kamp herët këtë mëngjes dhe rrethuan një shtëpi. Shkëmbimi i zjarrit dëgjohet në videot e publikuara në rrjetet sociale. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se dy persona u vranë dhe 11 u plagosën, tre prej tyre në gjendje kritike.

Ushtria izraelite tha se kishte arrestuar një person në kërkim dhe raportoi një shkëmbim zjarri në Jenin. Ajo nuk dha detaje të tjera.

Vrasja e sotme erdhi dy ditë pasi dy adoleshentë palestinezë, të moshës 14 dhe 17 vjeç, u vranë nga zjarri izraelit në incidente të veçanta diku tjetër në Bregun Perëndimor.

Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 100 palestinezë janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite kundër ekstremistëve dhe mbi 2000 janë arrestuar në bastisjet e natës.

Operacionet ushtarake filluan pas një serie sulmesh palestineze që vranë 19 persona midis mesit të marsit dhe fillimit të majit.

LEXO EDHE:

Back to top button