Vajza e Soni Malaj ka një zë të adhurueshëm, ka mentore mamin e saj

Jo më kot populli shqiptar thotë se dardha bie nën dardhë, sepse gjithçka është vërtetuar me kohën. Soni Malaj dhe vogëlushja e saj, Anna, janë shembulli perfekt dhe këtë gjë sapo na e ka dëshmuar vetë këngëtarja.

Soni ka ndarë në rrjete sociale një video të vajzës së saj, Annës, duke kënduar. Pavarësisht se është ende e vogël, Anna ka një zë mjaft potent e të bukur, gjë që padyshim e ka të trashëguar nga nëna e saj. Përveçse duhet ta ketë të lindur pasionin për muzikën, Anna me siguri merr edhe leksionet më të mira nga Soni, që më herët ka shërbyer edhe si mentore e talenteve të rinj.

Edhe në këtë video Soni është kujdesur që të mos e publikojë portretin e vajzës së saj dhe më herët ka treguar se ka një arsye të fortë për të mos e bërë këtë gjë. Ajo është shprehur se babait të Annës, Mirkos, nuk i pëlqen publikimi i fotove të saj.

“Ana ka dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe për sytë e tyre unë jam shumë e famshme. Ata nuk e shohin me sy të mirë publikimin e fëmijëve. Kanë ligje të forta në këtë aspekt. Por edhe Mirko e ka me merak dhe unë respektoj edhe dëshirën e tij”, ka treguar Soni disa vite më parë në një intervistë.

LEXO EDHE:

Back to top button