Vaksina kundër Covid-19, BE synon blerjen e 160 milionë dozave nga Moderna


Komisioni Europian ka përfunduar bisedimet për të siguruar vaksinën antiCOVID-19 nga kompania amerikane “Moderna”, mes kompanive që kanë tashmë një medikament në fazën e përparuar të testimit.

Bisedimet parashikojnë arritjen e një marrëveshjeje që i mundëson Komisionit Europian blerjen e 80 milionë dozave të vaksinës në emër të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian, me mundësinë e dyfishimit pasi vaksina të rezultojë efikase kundër COVID-19.

Moderna është kompania e pestë me të cilën Komisioni ka përfunduar bisedimet, pas Sanofi-GSK më 31 korrik, Johnson & Johnson më 13 gusht dhe CureVac më 18 gusht.

Bisedimet me AstraZeneca tashmë kanë çuar në nënshkrimin më 14 gusht të një marrëveshjeje për blerje paraprake.

LEXO EDHE:

Back to top button