Vaksinim falas kundër gripit sezonal të punonjësve shëndetësorë

Këtë sezon për vaksinim kundër grupit sezonal, për herë të parë është mundësuar që vaksinimi falas i punonjësve shëndetësorë të zbatohet në institucionet e tyre amë, në vend që të shkojnë si edhe deri më tani në Qendrat për Shëndet Publik. Do të përfshihen punonjësit shëndetësorë të cilët kanë shprehuri interes për vaksinim nga institucionet shëndetësore publike në shtet, informon Ministria e Shëndetësisë.

“Në këtë mënyrë, vaksinën e bëmë më të arritshme për të gjithë punonjësit shëndetësorë, si një ndër kategoritë e rrezikshme, mbrojtja e të cilëve në kushte të Kovid-19 është shumë e rëndësishme”, thuhet në kumtesë.

Në dërgesën e parë deri te institucionet janë siguruar 2790 vaksina. Sasitë shtesë do të dorëzohen në një kohë sa më të shkurtë për shkak të interesit midis punonjësve shëndetësorë.

LEXO EDHE:

Back to top button