Vaksinimi kundër gripit nis edhe në disa qytete të tjera

Vaksinimi kundër gripit sezonal filloi edhe në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë, Dibër dhe disa vendbanime tjera të vendit. Në ditën e dytë të vaksinimit në Shkup, qytetarët rreshtohen para shtëpive të shëndetit nga ora 2 e drekës deri në ora 7 të mbrëmjes. Vetëm në Shkup dje u dhanë 2,500 vaksinat me pagesë nga 800 denarë. Ndërkaq kategoritë e rrezikuara mbeten të marrin falas vetëm përmes terminëve të mjekëve amë, që zor se i gjejnë të lirë.

“Për grip gjatë dimrit apo grip se për pak nuk të kap. A mendon se do të ndihmoj? Po kam marr prej 5-6 vitesh. A mendon se do të ndihmoj pak a shumë edhe ndaj këtij gripi të kovidit? Për atë nuk e di, por për këto sezonale më ndihmon a për këtë tjetrin nuk e di.”

 “Të vaksinohen nëse munden të gjithë dhe tu përmbahen rekomandimeve, meqenëse nuk e kam kaluar virusin korona. Ta marrin seriozisht se nuk është lojë dhe shkakton pasoja të rënda.”

 Në Poliklinikën e Bit Pazarit dje e sot u vaksinuan nga 20 pacientë në ditë. Vaksina me pagesë nuk ka.

Iu bëjmë thirrje të paraqiten deri tek mjekët amë dhe të vijnë në pikat e vaksinimit, të cilat vitet e kaluara ishin 2 ndërsa tani janë 6. Ka mjaft terminë të lira, hapësira dhe kuadro të bëhen të njëjtat”-pohoi Sonja Raleva, mjeke.

Pak është vështirësuar procesi nga pandemia sepse edhe qytetarëve kanë frikë nga korona virusi, andaj vaksina shpresoj të relaksojë situatën të paktën nga gripi sezonal, për shkak se munden në të njëjtën kohë të infektohen edhe nga CoVid-19 edhe nga gripi”-theksoi Elizabeta Trajkovksa, mjeke.

Por, jo të gjitha shtëpitë e shëndetit janë furnizuar me këto vaksina. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se shpërndarja e të njëjtave do të bëhet më së voni deri të premten në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë:

“Të enjten do të nisin me vaksinim qendrat shëndetësore në Manastir, Prilep, Krushevë, Demir Hisar, S.Nikollë, Radovish, Strumicë, Shtip, Vallandovë dhe Gjevgjeli. Ndërkaq, të premten mbetet të filloj vaksinimi në Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vinicë, Probishtip dhe Koçan.”

Synimi i autoriteteve shëndetësore është që sivjet 20% të popullsisë të vaksinojnë kundër gripit sezonal, ndërkaq vitin e kaluar këtë lloj vaksine e kanë marrë vetëm 5% e popullsisë. Brenda këtij viti pritet që të porositen edhe 20 mijë vaksina shtesë të gripit sezonal.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button