Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon të premten, paraqitja përmes vakcinacija.mk

Vaksinat kundër gripit sezonal tashmë kanë mbërritur në vend dhe shpërndarja e tyre nëpër qendra mjekësore është duke u bërë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Siç shpjegoi ai, ofrohet një dozë falas për të sëmurët kronikë, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët dhe profesionistët e shëndetësisë. Qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen do të duhet të regjistrohen në faqen vakcinacija.mk, ndërsa vaksinimi fillon nga e dita e  premte.

“Ka arritur 40 mijë vaksina katërvalente të gripit sezonal. Këto vaksina tashmë janë duke u shpërndarë, vaksinimi do të bëhet në Qendrat e Shëndetit Publik dhe në një pjesë të qendrave shëndetësore në Shkup ku nuk ka pika vaksinimi kundër Covid-19”, tha Filipçe duke shtuar së Qendrat e Shëndetit Publik kanë blerë edhe 11.000 komerciale, prej të cilave 4.000 janë në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button