Vala e të nxehtit është drejt fundit – Ja kur pritet të ulen temperaturat

Vala e të nxehtit është drejt fundit – Ja kur pritet të ulen temperaturat

Gazetare: Linda Ebibi

“Me përfundimin e muajit gusht po i vjen fundi edhe ditëve përvëluese. Drejtoria për punë Hidrometoerologjike njofton se nga fillimi i javës së ardhme temperaturat do të bien ndjeshëm, dhe do të ketë mot më të freskët. Nuk përjashtohen as ditët me shi”, raporton gazetarja e Alsat, Linda Ebibi.

Edhe dita e nesërme do të jetë me mot shumë të ngrohët deri në 39 gradë celsius, ndërsa nga dita e diel temperaturat do të bien gradualisht.

Deri të enjten disa pjesë të vendit do të përfshihen nga shiu i rrëmbyeshëm.

“Të dielën në orët e pasdites do të kemi më shumë vranësira dhe kushte për mot jo të qëndrueshëm.  Në ditët më pas,  në orët e pasdites do të ketë rritje të  vranësirave  dhe temperaturat gradualisht do të ulen. Nga e marta do të ketë më së shumti mot jo të qëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima”, tha Boris Sekiraski, nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Vendi u përball me valë të gjatë të nxehtit, sidomos në korrik dhe gusht. Në shumë rajone temperatura shkoi mbi 40 gradë celsius.

Në këtë periudhë shumë shpesh Maqedonia e Veriut ishte në fazën portokalli, ndërsa në fuqi ishin rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga i nxehti.

Megjithatë jo të gjithë respektuan këto masa.

Madje shkeljet më të theksuara ishin në ndërtimtari, ku punëtorët nuk ndaluan punën e tyre në ambient të hapur as në kulmin e të nxehtit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button